Grabitësit shqiptarë vjedhin mijëra Euro në banesat e turistëve

574
Tre shqiptarë në Korfuz janë akuzuar nga policia greke për vjedhje të banesave, duke përfituar shuma të mëdha parash.
Sipas policisë, shqiptarët akuzohen për dy raste të vjedhjeve ku kanë marrë 14.800 Euro dhe 3600 Dollarë si dhe sende të tjera me vlerë. Mediat lokale raportojnë se shqiptarët kanë vjedhur banesat e turistëve.
Bëhet fjalë për një 26-vjeçar dhe një 35-vjeçar shqiptarë, ndaj të cilëve ka prova të mjaftueshme, kurse ndaj të dyshuarit të tretë nuk ka ende prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë.
Autoritetet kanë sekuestruar një thikë të 26-vjeçarit, makinën e tyre dhe objekte të tjera që i përdornin për rastet e vjedhjeve.
Sigal