Grabitën me dhunë familjen në Mallakastër, gjykata lë në burg dy të rinjtë

502
Sigal

Gjykata e Fierit ka vendosur masën arrest me burg për dy të rinjtë që grabitën me dhunë një banesë Greshicë të Mallakastrës.

Klejdi Saliaj, 21 vjeç, dhe Arber Muçaj, 22 vjeç, të dy banues në Panahor, grabitën banesën e Përparim Merdanit, dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta dhunuan familjarët duke u marrë një sasi lekësh.

Të rinjtë, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi, u arrestuan vetëm dy ditë pas ngjarjes, më 24 mars.

Në grabitje është i përshirë edhe një person i tretë që është shpallur në kërkim, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur.

(Përparim Merdani, pronari i banesës)