Grabitën kasafortën e Postës, ja masat e arrestit për personat e ndaluar

473
Sigal

Gjykata e Krujës ka dhënë masat e ndalimit për personat e arrestuar për grabitjen e Postës së Krujës, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë, ku u morën nga kasaforta e këtij filiali, 13 milion lekë.

Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për 5 të arrestuarit përkatësisht Mark Caka, Gazmir Saka, Hysni Kica, Bujar Tafa, Andi Rexhepi i njohur si ‘Paturri’ dhe rojen Besnik Parruca.

Autorët, që funksiononin si grup i strukturuar kriminal, ishin të mirinformuar për planin e grabitjes.

Edhe pse në postë kishte dy kasaforta, ata kanë  grabitur vetëm kasafortën që kishte 13 mln lekë dhe 1500 Euro brenda.

Ndërsa kasaforta tjetër nuk është prekur.

Autorët përdorën një kamionçinë frigoriferike për të transportuar parat e grabitura, ndërkohë që nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë, u konstatua se ata rrahën rojen dhe më pas e detyruan që të ngarkojë paratë e postës.