Grabitën bankën në mes të ish-Bllokut, dy të arrestuarit duhet të kthejnë…

563
Roland Liti dhe Alan Babameto dy personat që kryen grabitjen e një filiali banke të nivelit të dytë një vit më parë në bllok, duhet të kthejnë rreth 200 mijë euro.
Kërkesa është bërë nga juristët e bankës në Gjykatën e Tiranës ku filloi procesi gjyqësor ndaj dy personave që dyshohet se kryen grabitjen. 
Pritet që gjykata të shprehet për këtë kërkesë në seancën e radhës pasi në sallë këtë të mërkurë nuk ndodhej i pandehuri Liti dhe avokati tij. Ata kishin bërë një kërkesë për shtyrjen e gjyqit pasi mbrojtësi ndodhej jashtë vendit.
Ndërsa Babameto ndodhej në sallë. Në gusht të vitit të kaluar dy të pandehurit në zonën e Bllokut arritën të thyejnë murin e bankës duke u futur në dhomën e kasafortës duke marrë nga aty shumën e parave. 
Pas disa ditë hetime, policia arrestoi Alan Babameton, Roland Litin dhe Robert Kullën. Për këtë të fundit prokuroria pushoi hetimet pasi nuk u provua përfshirja e tij.
Sigal