Grabiten automjetet në Tiranë, ja emrat e pronarëve të makinave

161

Arrestohen në Tiranë personat që vodhën 5 automjete. Ja pronësia e makinave

Policia e Tiranës ka finalizuar operacion e koduar “Shëtitësit” me arrestimin e dy personave që akuzohen për grabtijen e pesë automjeteve në kryeqytet.  Gjatë ditës së djeshme dy grabitësit janë kapur në flagrancë pasi vodhën një automjet në qytet dhe tentuan të largoheshin në drejtim të Pukës. Komisariati i Policisë nr.3 ka bërë të ditur dinamikën e ngjarjes dhe kujt i përkisnin automjetet e vjedhura. “Kapen në flagrancë dy shtetas, të cilët pasi vodhën një automjet në Tiranë tentuan të largoheshin në drejtim të Pukës. Shtetasit e arrestuar dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së katër automjeteve, kryer muajt e fundit në Tiranë. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale autmomjeti i vjedhur. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë, pas marrjes së informacionit në rrugë operative se dy shtetas nga veprimet e kryera në rrugën “Palok Kurti”, Tiranë dyshohet se po tentonin të vidhnin një automjet, menjëherë kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Shtëtitësit”. Mbi bazën e informacioneve të marra nga burime kofidenciale dhe operative se automjeti i vjedhur po shkonte drejt qytetit të Pukës, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë në bashkëpunim me sherbimet policore DVP Shkoder, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasëve: D. D., 38 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në rrugën “5 Maj”, Tiranë dhe Sh. K., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, të cilët në momentin e ndalimit qarkullonin me automjetin e vjedhur kamionçinë në pronësi të shtetasit V.M. Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në pamjet filmike, dyshohet se shtetasit e arrestuar janë edhe autorë të katër vjedhjeve të kryera më parë në qytetin e Tiranës dhe konkretisht: Më datë 28.05.2018, gjatë natës në rrugën “Don Bosko”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. K. Më datë 01.12.2018, gjatë natës, në rrugën “Sejdini”, i kanë vjedhur fugonin tip “Benz”, shtetasit E.Ç. Më datë 06.03.2019, në rrugën “Gjergj Legisi”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.S. Më datë 21.04.2019, në rrugën “Kadri Roshi”, Tiranë, kanë vjedhur automjetin tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit E.M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.”- ka sqaruar policia në njoftimin zyrtar.