Gomonia në Mal të Zi/ Operacioni zhvendoset në Karaburun, zbulohet vendi ku fshihen 456 kg drogë

636
Në vijim të operacionit antikanabis në zonën e Gadishullit të Karaburunit pas kapjes së gomones që dyshohet se tentoi të trafikonte lëndë narkotike, policia ka gjetur dhe vendin ku është fshehur pjesa e drogës që do trafikohej.
Gjatë operacionit antikanabis, ku në ujrat territoriale të Gadishullit të Karaburunit u pikas gomonia me 3 shtetas malazezë në bord dhe pas 24 orë ndjekje në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcën, Helikopterin e FA, QNOD, GdF në Shqipëri e Itali të koordinuar nga Zyrat reciproke Ndërlidhëse të policive, si edhe me Policinë, Marinen Ushtarake e Rojen Bregdetare të Malit të Zi, u kap me 3 shtetas malazezë në bord, policia ka bërë me dije se kanë vijuar kontrollet në zonën e Karaburunit ku dy ditë më parë u pikas gomonia, dhe u gjetën 28 kg Cannabis Sativa.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Vlorë u lokalizua vendi në të cilën ishte fshehur pjesa tjetër e lëndës narkotike që do të trafikohej. Në Bristan u sekuestrua sot edhe 456.9 kg Cannabis Sativa, në 21 pako.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policinë e Malit të Zi janë duke kryer veprime hetimore ndaj shtetasve E.K., M.S., R.M., (shtetas malazez), dhe G.M., L.H., e J.M., (shtetas shqiptar), me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kesaj veprimtarie kriminale.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë për veprën Penale ”Trafikimi i narkotikëve”.

26648766_381745418917967_1268823638_n
Sigal