Një zjarr ka rënë në një hotel në Golem të Kavajës. Për pasojë, janë plagosur dy persona. Policia e Kavajës e cila jep detaje për ngjarjen, saktëson se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 19. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A. L., vjeç 46, banues në Berat, pronar i një hoteli, pasi dyshohet se më datë 18. 07. 2018, në Golem, në bodrumin e hotelit, ka rënë zjarr si pasojë e rrjedhjes së gazit në kaldajë, ku janë dëmtuar A. L., dhe punëtori E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. Neni 289 i Kodit Penal.