Goditi me thikë një person, vetëdorëzohet autori i dyshuar

519
Sigal

Dyshohet se plagosi me thikë nje person gjatë ditës së djeshme dhe është vetëdorëzuar në polici.

Sherri mes dy personave ka ndodhur në ambejntet e një lokali

Ja njoftimi:

Kolonjë

Në vijim të informacionit paraprak datë 18.07.2019, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Qafëzez, ku gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta është plagosur me mjet të mprehtë 49 vjeçari F.Ç, informojmë se është vetëdorëzuar në ambjentet e Komisariatit, shtetasi F.M, 29 vjeç, banues në fshatin Bejkovë, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.