Goditet banda e trafikut të drogës në Greqi, 11 në pranga, 5 shqiptarë

621
Policia greke ka arrestuar 11 anëtarë të një bande kriminale, për trafik droge e shkelje të tjera. Pesë nga të arrestuarit janë shtetas shqiptare, pesë shtetas grekë dhe një rumun, të moshave nga 29 deri në 63 vjeç.
Kryetar i bandës raportohet se është një nga të arrestuarit, një shqiptar 40-vjeçar, i cili dyshohet se ishte përgjegjës për gjetjen dhe sjelljen e kokainës në Greqi, për shpërndarjen më tej nga anëtarët e tjerë të bandës.
Arrestimet u kryen në zona të Athinës ndërsa u zbuluan dhe strehat e depot ku fshihnin drogën. Gjatë kontrollit u sekuestruan 1 kg e 521 gram kokainë, 5 kg e 700 gr kanabis e papërpunuar, lëndë narkotike dhe sasi e vogël hashashi, 4 automjete, 1 pistoletë, 75 sfera, 25.855 euro, 3 lira të arta, kartëmonedha të ndryshme, 8 peshore, 32 celularë dhe 1 sistem ndjekës me 4 kamera. Të arrestuarit ndodhen në prokurorinë e Athinës.
Sigal