Goditen themelet e internetit, WhatsApp, Reddit, Trello dhe të tjerë aplikacione jashtë funksionit!

583
Diçka thellë në infrastrukturën e internetit duket se ka pësuar një goditje dhe i ka sjellë problem aplikacioneve më të mëdha në botë dhe websiteve të internetit, njofton The Independent. Pjesë të mëdha të internetit nëpër gjithë Evropën s’punojnë për shkak të problemeve në një kompani. Aplikacionet nga më popullore, përfshirë WhatsApp, Reddit dhe Slack njoftohen se kanë pasur problem, që nënkupton se ose janë shumë të ngadalta ose nuk punojnë fare.
Problem ka pasur dhe CloudFare, një faqe internet që ndihmon për të dërguar informacione rreth internetit. Kjo kompani ofron shërbime të internetit dhe të tjerë biznese, duke ndihmuar në fuqizimin e infrastrukturës, e cila u servir informacion njerëzve që vizitojnë website specifike. Vetë Clodufare tha se kishte probleme në Evropë dhe se ishte duke punuar për t’i riparuar.
Edhe pse CloduFare është duke përjetuar këto probleme, nuk duket se ato janë shkaktuar nga kompania – disa nga aplikacionet e prekura, përfshirë WhatsApp nuk i përdorin shërbimet e CloudFare. Të tjerë hedhën idenë se problemet mund të kenë ardhur nga diku tjetër, ndoshta nga serverat e Amazon që gjithashtu ndihmojnë në fuqizimin më të madh të internetit.
Sigal