Goditen me mjete të forta dy persona në tregun industrial të Elbasanit

491
Dy persona janë grindur mëngjesin e sotëm në tregun industrial të Elbasanit.
Grindja ka ndodhur teksa ata ishin duke u furnizuar e për pasojë kanë marrë plagë e janë dërguar në spital.
Personat e përfshirë në këtë konflikt janë Shpëtim Cako 42 vjeç dhe Fatmir Ramollari 45 vjeç nga Rrajca.
Të dy personat janë goditur me mjete të forta nga ku kanë marrë edhe dëmtime. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal