Goditën me grushte punonjësin e sigurisë, prangosen dy persona në Tiranë

525
Sigal

Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi kanë rrahur punonjësin e sigurisë në një qendër tregtare.

Sipas të dhënave zyrtare, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” shtetasit me iniciale: A. P., 29 vjeç dhe A. SH., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në parkimin e një qendre tregtare, për motive të dobëta kanë goditur me grushte, shtetasin I. P (punonjës sigurie), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 1 nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” shtetasit:

A. P., 29 vjeç dhe A. SH., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në parkimin e një qëndre tregtare, për motive të dobta kanë goditur me grushta jashtë rrezikut për jetën shtetasin I. P (punonjës sigurie).