Godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave jashtë funksionit nga tërmeti

456
Sigal

Nga tërmeti i 26 nëntorit dëmtime të shumta janë konstatuar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Sipas akt konstatimit të inspektorëve të Institutit të Ndërtimit, kjo godinë është jashtë funksionit.

Nga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë marrë të gjitha masat për evakuimin e punonjësve në godina të tjera, çka garanton mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit.

Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”.

Është kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.

Të gjitha degët doganore kufitare, edhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota.