Godina 5-katëshe në Shkozet shembet me tritol (video)

153

Një tjetër godinë e cila paraqiste rrezikshmëri për shkak të dëmtimeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës është shembur mesditën e sotme me tritol në zonën e Shkozetit.

 

Ndërtesa e parë 5-katëshe është shembur ashtu siç ishte planifikuar. Ndërkohë forcat xheniere janë duke punuar për të hedhur në erë edhe nje tjeter godinte 5–katëshe në të njëjtën zonë të Durrësit.

IKMT ka nisur prishjen e godinave që kanë probleme dhe mund të bëhen rrezik për banorët pas dëmtimeve që kanë marrë nga tërmeti i 26 nëntorit.