Godet me grusht Rektorin e Vlorës, mosmarrëveshje me të shoqen pedagoge

536
Goditet me grusht Rektori i Universitetit të Vlorës Albert Qarri. Ngjarja është regjistruar gjatë një aktiviteti ku do të ishte i pranishëm edhe Presidenti Bujar Nishani.
Autor i incidentit është shtetasi Kujtim Cakrani, i shoqi i një pedagogeje në Universitet.
Kanë qenë pikërisht mosmarrëveshjet mes saj dhe rektorit, që e kanë nxitur Cakranin për të sulmuar Qarrin.
Vetë rektori për median tregoi rrjedhën e ngjarjes, tha se prej tre vitesh shantazhohet nga agresori.
“Cakrani më ofendoi, më goditi me grusht pas shpine dhe pastaj u largua. Konflikti për shkak të detyrës, gruaja e tij është pedagoge në Universitet, kam pasur mosmarrëveshje. Më ka shantazhuar vazhdimisht prej tre vitesh edhe përmes telefonit.
Cakranin e akuzoj edhe për djegien dy makinave të mia. E kam denoncuar në polici, është nën hetim të Prokurorisë së Vlorës prej 3 vitesh”.
Por vetë autori mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj Rektorit.
“Nuk e godita Albert Qarrin, por e shtyva. Bashkëshortja ime e ka denoncuar Qarrin në prokurorinë Vlorës për falsifikim dokumentash zyrtarë”
Sigal