Godasin disa herë më thikë të riun pas një konflikti, dy të arrestuar në Durrës (Emrat)

600
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë goditur disa herë me thikë në trup në tentativë për ta vrarë të riun me inicialet D.D. 20 vjeç, i cili është dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në lagjen numër 15 për motive të dobëta.

Në pranga kanë përfunduar Nikoll Përlleshi 31 vjeç, banues në Durrës dhe Bibë Deda 48 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.B. 17 vjeç, banues në Durrës.

“Shtetasit e mësipërm, më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendim” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 78 / 1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.