Gjysma e Tiranës sot pa energji elektrike, ja zonat e prekura

498
Sigal

Disa zona të Tiranës do të mbeten disa orë pa energji elekrike në pjesën më të madhe të ditës. Shkak për këtë janë investimet në kabina.

Lajmi është bërë i ditur nga OSHEE, e cila thotë se “Rruga e Durrësit”, do të mbetet pjesërisht pa energji elektrike nga ora 9:00-15.

Gjithashtu stakim të energjisë elektrike do të ketë në rrugën “Gavril Pepo” dhe pjesërisht në zonën e Yzberishtit. Ndërprerja në rrugën “Eshref Frasheri”, dhe “Mehmet Brocaj” do të bëhet nga ora 9:30-15:00.

Stakimi i energjisë do të jetë më i zgjatur në kohë në rrugën “Rexhep Preza”. “Pandi Dardha”,”Njazi Meka”, “Agallia Tako”, “Ram Sadria”, ku do të bëhet nga ora 9:00 -16:00.