Gjyqtarja e akuzuar për korrupsion kthehet nga Italia

502
Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea është kthyer në Tiranë. Dy ditë më parë ndaj saj gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të dhe bashkëshortin e saj. Ata dyshohen se u kanë marrë 50 mijë euro një shtetasi në këmbim të një vendimi gjyqësor pro tyre. Sipas organit të akuzës paratë janë marrë nga bashkëshorti i gjyqtares, Odhisea Andrea. 
Sigal