Gjyqtari Gerd Hoxha, kryetari i Bordit Drejtues të Unionit të Gjyqtarëve

815
Sigal

Zgjidhen kryetari dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë (UGJSH). Unioni ka njoftuar Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Bujar Nishani, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Ministrin e Drejtësisë, Komisionin e Ligjeve pranë Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Delegacionin e Bashkimit Evropian, Delegacionin e Këshillit të Europës, Misionin OPDAT, Projektin JuST të USAID, Njësinë për Shtetin e së Drejtës pranë OSBE, Fondacionin “Shoqëria e Hapur Për Shqipërinë” dhe të gjitha mediat në vend, në lidhje me zgjedhjen e organeve drejtuese të UGjSh-së.

“I nderuar z. President!

Të nderuar drejtues e anëtarë të institucioneve shtetërore!

Të nderuar përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar!

Të nderuar përfaqësues të medias së shkruar e vizive!

Më lejoni t’iu vë në dijeni se, më datë 27.09.2014, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, në përputhje me parashikimin statutor, zhvilloi punimet e Asamblesë së Përgjithshme me këtë rend dite:

• Zhvillimi i zgjedhjeve për Anëtar dhe Kryetar të Bordit Drejtues të U.Gj.Sh-së

Në këtë seancë plenare, me përgjegjësi të lartë dhe në sajë të një procesi transparent e demokratik, u realizua rotacioni i organeve drejtuese. Nga ky proces votimi u zgjodhën :

I. Kryetar i Bordit Drejtues, gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Z. Gerd Hoxha.

II. Anëtarë të Bordit Drejtues:

1. Z.Petrit Çomo

2. Z. Gerd Hoxha

3. Z. Amarildo Laçi

4. Z. Luan Hasneziri

5. Z. Andi Civici

6. Z. Artur Kalaja

7. Z. Valbona Vata

8. Z. Alaudin Malaj

9. Artan Broci