Gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët e korruptuar duhet të dënohen, që drejtësia të rifitojë besimin që jep drejtësi

506
Forumi Civil 2010 (nismë e Fondacionit “Moisiu”) organizoi tryezën e Tretë me temë: “Mbi zhvillimin dhe kryerjen e reformës në sistemin e drejtësisë”. Në këtë forum morën pjesë ambasadorë dhe specialistë të huaj, sie dhe Fatmir Xhafa, kryetari I Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi, si edhe politologë dhe specialistë të juridispodencës. Ambasadori amerikan Lu theksoi se duhet të luftohen fort gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët e korruptuar, për të siguruar një të ardhme të fëmijve tuaj. Ambasadori gjerman Hoffman, argumentoi se bizmenmenët gjermanë tremben të investojnë në Shqipëri me gjyqësor të korruptuar, ndaj reforma duhet të pastrojë sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit. Ish-presidenti Mojsiu theksoi edhe një herë që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli dhe të mos jetë palë me politikën.
 
Ambasadori Lu: Gjyktësit, prokurorët e politikanët e korruptuar duhet të luftohen

Kam pasur një mik nga Pakistani, i cili 23 vjet më parë, ishte gjykatës i një gjykate rrethi në një system drejtësie shumë të korruptuar dhe jo funksional. Në ato vite shumë shpërndarës droge, të cilët ishin shumë të fuqishëm, zgjidheshin edhe në parlament, në mënyrë që të fitonin imunitetin ndaj ndjekjeve penale. Ata ushtronin trysni mbi gjykatësit, që ata të lironin kriminelë të fuqishëm dhe të pasur. Ata paguanin rryshfet dhe paguanin gjykatësit me jetë, nëse nuk bashkëpunonin. Pavarësisht rrezikur dhe kërcënimeve, miku tim vazhdoi t’i shërbente vendit të tij. Ai nuk merrte rryshfet, ai nuk lejonte kriminelët të ndikonin mbi vendimet e tij. Ai e ruajti nderin e tij. Miku im në fund u bë kryekomisioner të Komisionit të Zgjedhjeve dhe më pas Kryetar i Gjykatës së Lartë të Pakistanit. Miku im doli në pension saktësisht muajin e shkuar, duke diut se kishte ndihmuar në krijimin e një shoqërie më të mirë dhe më të drejtë për fëmijët e tij. Pakistani është sigurisht, një vend i ndryshëm nga Shqipëria. Por di që disa prej sfidave janë të njëjta. Në të dy vendet, ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar, për politikanët kriminelë dhe një sistem në të cilët e blejnë drejtësinë e tyre. Lufta për reformën në drejtësi sapo ka nisur. Njerëz me integritet, në të Majtë dhe në të Djathtë, besohen në këtë luftë. Gjykatës, prokurorë dhe politikanë të korruptuar dhe të paaftë do t’i përgjigjen kësaj reforme. Ne nuk duhet t’i lejojmë ata të fitojnë. Kjo reformë është reforma e vetme më e rëndësishme që prej rënies së komunizmit. Kjo tejet e rëndësishme për këtë brez, por gjithashtu, edhe për fëmijët e nipërit e mbesat tuaj. 

Ambasadori gjerman Hoffman: Duhet të ndjekim penalisht gjyqtarët dhe prokurorët që janë të korruptuar

Natyrisht ju nuk prisni që unë të jap një kontribuit kaq ekspert, siç ka dhënë zoti Jaho, natyrisht, as sepse unë nuk kam atë formim, por gjithsesi, dëshiroj të them disa fjalë, siç ka bërë edhe kolegu im, ambasadori amerikan, Lu. Ju falenderoj për organizimin e këtij aktiviteti. Mendoj që është shumë e rëndësishme që ajo që thatë ju, që shoqëria civile të jetë e përfshirë në kryerjen, që kjo punë të mos mbetet vetëm në duart e politikanëve, por të ketë një debate politik vetëm për këtë çështje, që është reforma në drejtësi. Unë kam tani 2 vjet në Shqipëri dhe më duhet të them që edhe herët fare unë kam arritur në konkluzionin që ka 2 çështje kryesore, ose që mendoj unë që ka 2 çështje kryesore e të përqëndrohemi dhe në fakt ato janë të lidhura me njëra-tjetrën. Së pari, është pjesa e shërbimit civil, apo e administratës publike, e gjithë kjo çështje është bazuar te meritokracia dhe është e një rëndësie shumë të madhe. Shqipëria duhet patjetër, që ta ndryshojë këtë gjë. Sepse kemi parë këtë gjë, që kur vjen një parti e re në pushtet ndryshohen personat në administratën publike, që është gjë shumë e keqe. Tjetra ka të bëjë me reformën në gjyqësor, edhe pse natyrisht, kjo është tepër e qartë. Natyrisht, e dimë çështjen e korrupsionit në Shqipëri, por kam menduar gjyqësori, në njëfarë mënyre është edhe i gjithë kyçi i çdo gjëje, sepse prej asaj kalohet në çdo gjë tjetër të shoqërisë dhe është një system relativisht i fortë, përsa i përket shifrave. Psh, janë 700 – 800 numri i prokurorrëve dhe gjyqtarëve dhe duhet të kemi mudnësinë që t’i shikojmë këta persona që janë në sistem dhe të kemi persona që të kenë integritet dhe persona që të kenë profesionalizmin e duhur. Dhe unë besoj se kjo, pastaj, do të ketë një ndikim të mirë, pastaj në pjesën tjetër të shoqërisë. Dhe së dyti, mua gjithnjë më pyesin, përse nuk ka investime të huaja në Shqipëri? Dhe, natyrisht, është kjo çështja e korrupsionit në gjyqësorin shqiptar dhe kjo është shumë e rendësishme, sepse i pengon njerëzit për të ardhur në Shqipëri. Ne gjithmonë i bëjmë këto biseda me homologët tanë, me ambasadorët e tjerë, ose me bashkëpatriotët tanë, të cilët thonë “ Kam interes të investoj në Shqipëri, ama nëse gjërat nuk shkojnë si duhet, dhe më duhet të shkoj në gjykatë, atëhere mund të më krijojnë probleme madhore. Dhe së treti, përsa i përket, çështjes së reformës në drejtësi, natyrisht, nuk është e nevojshme që t’ju kujtoj unë që i gjithë procesi i aderimit të Shqipërisë në BE dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë varet plotësisht nga reforma në gjyqësor, që ka një reputacion të keq dhe ju duhet të merrni masa për çdo gjë. Me lejoni tju them që vetë Gjermania e mbështet reformën në gjyqësor, dhe ju e dini, që kancelarja gjermane, zonja Merkel, ka marrë një interes personal dhe në bisedat që ka patur me kryeministrin tuaj dhe ne vazhdojmë ta tregojmë këtë interes dhe dëshirojmë që të ndihmojmë sa më shumë. Më lejoni që të trajtoj edhe një çështje tjetër. Me zotin President (Mojsiun) unë jam plotësisht dakort me atë shportën me mollët e këqia, apo të mira, pra është ajo arësye që mollët e mira do të kalben, nëse janë bashkë në një shportë me mollët e këqia. Unë nuk jam ekspert, por ka shumë ligje e norma që duhen modernizuar, Por ajo që është tejet e rëndësishme është që ligjet që ekzistojnë të aplikohen në mënyrën që ato duhet të aplikohen. Unë vura re me interes, më duket se ishte zoti Jaho ai që than ë prezantimin e tij tejet interesant, që shumë ligje të mira, në fakt ekzistojnë, dhe ne duhet të ndjekim penalisht gjyqtarët dhe prokurorët që janë të korruptuar, pavarësisht se kjo deri tani te ju, nuk ka ndodhur. Me bisedat që kemi bërë me kryetarin e Komisionit Parlamentar të reformës në drejtësi, zotin Fatmir Xhafa, e dimë që kjo është një reformë ambicioze, dhe gjithë ekspertët kanë bërë një punë të mirë, por në fund të fundit, ajo që ka rëndësi, është që ju hiqni këto persona të varura nga sistemis, sepse kur njerëzit thonë që ka probleme me gjyqësorin në Shqipëri, ata nuk e kanë fjalën për ligjet. Ata e kanë fjalën për (keq)zbatimin e ligjeve dhe nga këndvështrimi ynë, si shtetas të BE, ky është problemi. Ndaj ne ju inkurajojmë që jut ë gjeni mënyrat e duhura me anën e të cilit duhet të bazoheni te zbatimi i ligjit, që të pastrohet sistemi nga mollët e kalbura, dhe kjo punë ama, duhet bërë e bazuar te ligji, në përputhje me kuadrin ligjor. Doja të thosha, që pjesa e reformës nuk është një shans që ndodh vetëm njëherë në jetë, por, duke e parë këtë gjë me një mendje politike apo praktike, në rast se ju nuk arrini të tregoni një rezultat të mirë, do të keni humbur një shans të mirë, për një kohë të gjatë, sepse këto lloj përpjekjesh, këto lloj ndërmarrjesh të mëdha nuk bëhen çdo 2 vjet. Unë do të thosha, që në rast se nuk do ta bëni tani, do të keni humbur shansin, për të paktën, 10 vjet, ndaj shpresoj shumë, që të gjithë ata që janë përfshirë, dhe u bëj thirrje të gjithëve, që të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në këtë përpjekje, maxhoranca, pakica, anëtarë të qeverisë, që të bëjnë një përpjekje të mirë, të admirueshme, që të japin zgjedhjet më të mira, që ekzistojnë, por që duhet ta bëni këtë tani, në mënyrë të suksesshme. 

Fatmir Xhafa: Drejtësia është kështu, sepse ka dashur politika të jetë kështu

Nëse themi që ne kemi bërë një gjë të mirë, kjo është se ne nuk u kemi ndërhyrë ekspertëve në punën e tyre në këtë proces. Nuk kemi futur hundët si politikanë në ushtrimin e kësaj përgjegjësie. Ky proces është tërësish gjithpërfshirës, janë përfshirë të gjitha institucionet, aktorët dhe faktorët në reformën e drejtësisë. Dhe eksepertët e nivelit të lartë nuk janë produkt i përzgjedhjes së politikës, por janë produkt i insioneve të sistemit të drejtësisë, të aktorëve dhe faktorëve që veprojnë në sistemin e drejtësisë. Ky është një process mëse transparent, sepse të gjitha produktet dhe debatet i janë nënshkruar një debate të gjerë publik, me profesionistë të të gjitha fushave. Ky është një process tërësisht professional, gjë që e mundëson ekspertiza, por edhe konsultimi i gjerë publik. I konsultojmë dokumentat me 1.700 ekspertësh. Shtrohet çështja e konsensusit. Është shumë e rëndësishme që të jenë përfshirë edhe maxhoranca, edhe opozita. Por duhet të bëjmë një dallim të rëndësishëm, midis konsensusit dhe pazarit politik. Nëse kjo reformë e drejtësisë do të ketë fatin e disa reformave të mëparshme, kur qasja ose trajtimi i tyre ka qënë produkt i pazarit midis partive politike për të arritur këtë konsensus, mendoj që kjo do të ishte shumë e dëmshme. Konsensusi është i nevojshëm, por konsensusi në kurriz të cilësisë së procesit, është i dëmshëm. Po, a është i mundshëm një konsensus në këto kushte ku jemi? Po, është i mundshëm, për shkak të qasjes dhe filozofisë që ne kemi ndjekur në këtë process. Ne kemi thënë që do të konsiderohet i dobishëm ky process ku ka ekspertizë të gjerë ndërkombëtare. Sot ekspertiza ndërkombëtare është bashkëvepruese me ekspertizën vendase. Kjo është nëj bazë e mirë për të patur konsensus, për sa kohë që deri tani, nuk është përzyer as maxhoranca dhe as opozita. Dhe një produkt i tillë do të ishte i mjaftueshëm për të gjitha palët, për të patur një votim konsensual. Drejtësia ëshët kështu, sepse ka dashur politika të jetë kështu. Drejtësia është ëkshtu sepse është ndërtuar dhe ka pranuar dhe në rastin më të mirë, duke mos vepruar politika. A e ka integritetin kjo kalsë politike, që është sot, kjo elitë politike, për ta bërë këtë process për nëj gjë që e ka ndërtuar 25 vjet me duart e saj? Unë mendoj, jo! A e ka kapacitetin professional kjo klasë politike, kjo elitë politike për ta bërë vetë këtë proces? Jo! Kjo sepse edhe ata që kanë sot një diplomë të vërtetë juristi, janë me gishta të dorës në parlament. Ka gjyqtarë e prokurorë që e kanë mbështetur karrierën e tyre te mbështetja me politikën. Çështja ushtrua me të drejtë që është proces i cilësisë së ligjit, apo i zbatimit të ligjit. Unë mendoj që janë të dyja. 

Alfred Mojsiu: Presidenti të zgjidhet nga populli dhe jo të jetë palë me politikën

Forumi Civil, disa herë, me shumë impenjim ka trajtuar problemin për një reformë të vërtetë dhe cilësore, që t’i hapet rrugë përmirësimit të Sistemit Të Drejtësisë Shqiptare, me qëllim që t’i hapet rrugë përmirësimit të saj. Të gjithë e dimë se në këto vite të demokracisë ajo është kthyer në një gangrenë tepër penguese për forcimin e Shtetit Shqiptar dhe zhvillimin e demokracisë në vend. Ndonëse me vonesë, më në fund, duket se politikanët shqiptarë e kanë kuptuar dhe pranuar,se pa këtë operacion është e pamundur që ky vend të bëjë përpara. Ndërkohë, dua të theksoj se një rol të rëndësishëm ka luajtur këtu edhe presioni i fortë i miqve tanë ndërkombëtarë, ndaj politik bërësve tanë për të hequr dorë nga interesat e ngushta partiake, sepse janë bërë pengesë serioze për zhvillimin te mëtejshëm dhe të domosdoshëm të vendit tonë. Është më se e qartë që kjo reformë nuk mund të ketë vlefshmërinë e duhur vetëm me mandatet e mazhorancës aktuale, pasi ajo duhet të jetë afatgjatë dhe e gjithë-pranueshme nga politika jonë në tërësi. Shpreh bindjen time se të gjithë u kënaqëm kur dëgjuam se edhe opozita do t’i bashkëngjitej kësaj nisme. Them se sado të mira që të jenë ligjet, nuk janë vetëm ato që e rregullojnë problemin, kryesorja janë njerëzit që i implementojnë mirë ose i deformojnë ligjet. Në qoftë se në sistemin e drejtësisë do të vazhdojnë të qëndrojnë njerëzit, që janë mbartës ose të molepsur me korrupsionin, atëhere mund të thuhet pa frikë se e gjithë kjo punë do të dështojë, ashtu sikurse kanë dështuar të gjitha tentativat e deri tanishme. Nuk mund të them që të gjithë punonjësit e angazhuar në sistem janë të tillë. Por ama nuk mund të mendohet, se shporta me mollë të mira mund të qëndrojë e tillë nëse nuk do të hiqen që aty mollët e krimbura ose të kalbura. Kjo fillozofi popullore është esenciale edhe për rastin që po flasim. Pra gjykoj, para se të aplikohen masat e menduara që do të miratohen nga Kuvendi, është e nevojshme të hartohet një ligj i veçantë për pastrimin e gjyqësorit. Duhet bërë një skaner i plotë i gjithë gjyqëtarëve dhe prokurorëve, duke zbatuar parimin e barrës së provës. Ata duhet ta mbrojnë pasurinë e tyre familjare. Pasi të jetë kryer ky skanim nga njerëz vërtet të pastër e të pakorruptueshëm, më pas mendoj se, ndaj atyre që do të gjenden jo në rregull duhen marrë masat e duhura. Pasi ta kemi kryer këtë operacion të nevojshëm, mendoj se mund të shpresojmë që gjyqësori dhe prokuroria shqiptare do të jenë në gjendje të implementojnë reformën e re. 
E para, mazhoranca nuk duhet ta konsiderojë pjesëmarrjen e opozitës si një çadër për të thënë që ja edhe këta janë, ndërsa vendimet t’i marrë vetëm sipas dëshirës dhe mendimit të saj. 

E dyta, që është gjithashtu e rëndësishme, edhe opozita nuk duhet ta konsiderojë pjesëmarrjen e saj si mundësi për të arritur ato gjëra, që në esencë nuk janë në frymën e kërkesave të kohës dhe në dobinë e reformës ose për të frenuar ecurinë normale të saj. 

Nuk duhet harruar se reforma nuk është politike. Ajo ka të bëjë me rregullimin e legjislacionit dhe strukturave në drejtësi. Lidhur me këtë më duken pa sens disa shprehje si ajo që anëtarët e komisionit janë militantë ekstremistë. Reforma nuk duhet dhe nuk mund të bëhet vetëm për një ose dy mandate zgjedhore. Ajo detyrimisht duhet t’i rezistojë kohës sa më gjatë. Në këtë sens më duket se nuk hyn çështja e militantizmit, ekspertët janë ekspertë, aq më tepër që gjithë puna po ndiqet nga afër nga Komisioni i Venecias, BE, Këshilli Europës, Euralius, OSBE dhe organizmat e tjera ndërkombëtare. Dhe nga ata nuk është thënë një gjë të tillë. Por ama duke dëgjuar pretendime justifikuese, të krijohet përshtypja sikur politika jonë nuk e ka shumë seriozisht reformimin real të drejtësisë. Duket se asaj i pëlqen të vazhdojë tradita e mosndëshkueshmërisë të politikanëve kryesorë, kështu gjithsesi është më mirë që drejtësia të vazhdojë të mbetet një çadër sesa një shpatë për abuzuesit. Ndëshkueshmëria është shtyllë mbajtëse e shtetit. Fakti që deri tani heshtet për krimet dhe fajet e kryera nga politikanët e lartë ta krijon këtë përshtypje. Pavarësisht nga ndryshimet e kompetencave të Presidentit, në strategji nuk përmendet mënyra e zgjedhjes së Presidentit, të cilën e kosideroj shumë të rëndësishme. Nuk mund të zgjidhen kontradiktat që vinë si rrjedhojë e veprimeve personale jo të peshuara mirë, vetëm duke formuluar rregulla dhe ligje që t’i pengojnë, por duke zgjedhur në vendet kyçe njerëz që venë interesat e kombit mbi ato partiake dhe personale. Sado që të bëhen ndryshime kompetencash, kam bindjen se politika në të gjitha rastet do të vazhdojë të përpiqet për ta bërë Presidentin palë të saj. E pra kjo mund të evitohet vetëm duke zgjedhur njerëzit e duhur për atë detyrë dhe duke e zgjedhur Kryetarin e Shtetit direkt nga populli. Nuk e kuptoj pse deri tani tek ne hezitohet për të dalë në një zgjidhje të tillë, kur pothuajse e gjithë ish lindja e zgjedhin presidentin direkt nga populli. 
Afrim Krasniqi: Reforma të ndalet në mënyrë të posaçme tek Arsimi i Lartë, tek pjesa që lidhet me formimin e drejtësisë

Elementi tjetër të cilin duhet ta prek, lidhet me një konflikt interesi që kemi midis politikës dhe grupit të ekspertëve. Ne kemi atualisht në parlament 13 deputetë që kanë qenë në objekt të drejtësisë dhe secili prej tyre ka arritur që ta mbyllë dosjen dhe për këtë arsye janë sot deputetë në parlament. Këta njerëz do duhet të marrin vendim dhe këta do duhen t marrin fjalën e fundit për reformën dhe ky lloj konflikti interesi e bën të dobët një vullnet politik të qartë për të arritur dhe për të bërë reformë reale dhe afatgjatë në Shqipëri. Ne kemi parë rastet e fundit, të cilët e kanë vërtetuar këtë gjë. Unë do jap tre raste. Kemi parë në publik debatin e fundit në KLD, i cili ishte në nivelin e një debati, po e shpreh në “gjuhën gazetareske”, të djemve të lagjes, që nuk kishte asnjë lloj profesionalizmi, etike dhe komunikimi institucional që duhej të ishte në nivelin më të lartë të debatit profesional sic është struktura e KLD. Ne atë e pamë si nga përfaqësuesi, nga ministri i drejtësisë, por qoftë edhe nga anëtarë të njohur të KLD-së, të cilët kanë qenë pjesë e debateve të mëdha publike për skandale financiare. Kemi parë rastin e fundit të OSBE-së. Nuk ka rëndësi nëse dokumenti që doli nga OSBË është i saktë apo i gabuar , por kur politikani ka një pretendim duhet të shkojë përpara drejtësisë për t’u ankuar dhe për të kërkuar drejtësi. Por ne pamë krejt të kundërtën, pamë gati gati një konsensus politik për t’i kërkuar OSBE-së të mbyllë zyrën në Tiranë’ ose të tërhiqet nga misioni i saj në kuadër të demokratizimit. Ose kemi parë një detaj’ i cili është shumë domethënës në këtë periudhë’ ose në një klimë të përgjithshme të premtimit për luftë anti korrupsionit dhe një bllokade të madhe të politikës ndajkësaj fushate siç është për shembull udhëtimi i drejtuesve të latë të prokurorisë, të gjykatave apo të parlamentit dhe grupeve parlamentare për të parë ndeshjen e kombëtares në Danimarkë. Secili prej këtyre e kishte biletën e paguar dhe njerëzit që e kanë paguar, të paktën tre prej tyre, kanë qenë objekt i drejtësisë dhe mund të jenë përsëri. Fakti që bëjnë akte të tilla simbolike në mënyrë arrogante kundër gjithçkaje që ne bëjmë, gjithçkaje çfarë ne themi dhe nevojës së madhe për këtë reformë për një politikë të pastër. Do duhej që vetë reforma të ndalet në mënyrë të posaçme tek Arsimi i Lartë, tek pjesa që lidhet me formimin e drejtësisë, lëndët janë parë, por produkti që doli tregoi që nuk u aplikua ai premtim. Nëse do ndiqet në praktikë, domethënë të kalojë nga një raport fantastik në një zbërthinë nene problematikë. Unë po ju kujtoj një rast, ku fatkeqësisht dështuam. Kur u vu ligji i Arsimit të Lartë vitin e kaluar ishte shumë pozitive, por produkti final nuk ka lidhje. Raporti i parë nuk ka lidhje me raportin e tretë. Të gjitha palët thonë se u konsultuan, por në fakt produkti nuk ishte i tillë. Uroj të mos ndodhë më, sepse siç po e shohim dhe ne interesat janë shumë më të mëdha se ky rast i ligjit të Arsimit të Lartë, sepse ka të bëjë me drejtësinë, ka të bëjë me rezistencë të sistemit, ka të bëjë me interesin e madh të politikanëve për ta përdorur për politikën e ditës dhe jo për një zgjidhje afatgjatë. Vetë fakti që janë përcaktuar afatet nga politika dhe jo nga ekspertët, është qetësues dhe vetë fakti që politikanët e kanë paralajmëruar përdorimin e vetos në raste specifike edhe në fazën e implementimit dhe miratimit të reformës është përsëri shumë shqetësues.
Sigal