Gjyqi Tahiri-Paloka, vendimi jepet më 26 tetor

448
Në Gjykatën e Lartë në Tiranë është zhvilluar procesi gjyqësor për akuzat ndaj Edi Palokës nga Saimir Tahiri. Ministri Tahiri akuzon deputetin e PD-së për shpifje. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar pafajësi për deputetin Edi Paloka, ndërsa Kolegji Penal ka bërë me dije se vendimi do të merret më 26 tetor. Seanca e fundit gjyqësore në Gjykatën e Lartë me të pandehur kreun e Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, u shty. Shtyrja e seancës u bë pas kërkesës së vetë deputetit të opozitës me argumentimin se ndodhej jashtë Shqipërisë. Paloka është paditur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për shpifje përmes një kërkese të depozituar në Gjykatën e Lartë në muajin maj.
Sigal