Gjyqi ndaj Shpëtim Gjikës, prokuroria kërkon ndryshimin e trupit gjykues

472
Ka dështuar seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika pasi njëri nga gjyqtarët Skënder Halucaj ka dhënë dorëheqjen me pretendimin se ka njohje me njërin nga të pandehurit. Mbi këtë bazë prokuroria ka kërkuar dorëheqjen edhe të dy gjyqtarëve të tjerë që do të gjykojnë çështjen Gjika, Anastasi Shehu dhe Laurant Fuçia.
Në kërkesën e saj, prokuroria argumenton se edhe dy gjyqtarët e tjerë të mbetur janë tashmë të njëanshëm, duke qenë se kreu i trupi gjykues u tërhoq për shkak të njohjes me një nga të pandehurit, për rrjedhojë ata mund të jenë të ndikuar apo edhe mund të ndikohen. Shpëtim Gjika së bashku me dy vartësit e tij në kohën kur drejtonte bashkinë Vlorë akuzohet për shpërdorim detyre në dhënien e lejes për ndërtimin e një shumëkatëshi.
Sigal