Gjyqi ndaj imamëve/ Edmond Suparaku: Gert Pashja më ndihmoi të shkoja në Siri

606
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjatë procesit gjyqësor në ngarkim të nëntë personave të akuzuar për rekrutim personash për luftë, dëshmoi një person i kthyer nga Siria. 
Edmond Suparakun, ka deklaruar në sallën e gjyqit paraditen e sotme se për të luftuar në Siri ishte trajnuar. Në vijim ai ka thënë se ka qenë i pandehuri Gert Pashja, ai që e ka ndihmuar për të shkuar në Siri. 
“Kam qenë në Siri se e kam ndjerë si detyrim. Jemi trajnuar rreth dy javë, isha pjesë e luftimeve. Më ka ndihmuar Gert Pashja që të shkoj. Me të jemi njohur në një xhami në Elbasan”, është shprehur Suparaku. 
Ai ka treguar para trupës gjyqësore se ka qenë në Siri dy herë për tu trajnuar për luftë. Suparaku ka refuzuar të bëjë betimin para gjykatës, duke deklaruar se njeh vetëm Allahun.
Sigal