Gjykatësi Aliaj dëshmon në prokurori

493
Sigal

Pesë ditë pasi pyetën ministrin e Brendshëm, për shkak të hetimeve të hapura ndaj tij për deklaratat publike kundër një gjyqtari, prokurorët pyetën gjatë kësaj të mërkure edhe gjyqtarin e sulmuar, Arjan Aliaj. I etiketuar nga ministri Saimir Tahiri si një gjyqtar që kishte dhënë një vendim skandaloz për rastin e hetimeve mbi “IMSI Catcher”, gjyqtari mësohet të ketë këmbëngulur se ka dhënë një vendim të drejtë dhe sipas ligjit.

“Unë jam gjyqtar”, është shprehur Arjan Aliaj. “Nuk e njoh ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe nuk ndihem i kanosur nga deklaratat e tij”. Por nga ana e tij, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i pyetur më herët, ka këmbëngulur se i qëndron çdo deklarate të lëshuar kundër gjyqtarit. Saimir Tahiri u kallëzua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për “kanosje për shkak të detyrës”.