Gjykata pranon kërkesën e Bajram Hysës, e rikthen dekan të Mjekësisë

493
Sigal

Pas një auditi të brendshëm të realizuar në Fakultetin e Drejtësisë, ku u konstatua një dëm në vlerën 55.4 lekë, rektori i këtij fakulteti vendosi pezullimin e dekanit Bajram Hysa. Por pas shqyrtimit të kërkesës së dekanit Hysa kundër vendimit të pezullimit, Gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur rikthimin e tij në detyrë. Kështu, Gjykata ka pranuar kërkesën e dekanit Hysa, i cili pretendonte se pezullimi i tij nga detyra ishte i padrejtë. Auditi i brendshëm i fakultetit flet për abuzime në vlerën 55.4 milionë lekë, gjë që ka çuar Rektorin Ali Refatllari të pezullojë dekanin. Por ky i fundit mohon të ketë abuzuar me financat, duke u shprehur se dëmi ekonomik i pretenduar ka shkuar për pagat e pedagogëve. Në një reagim publik më 12 korrik, Bajram Hysa tha se do të ndiqte ligjërisht këtë çështje. “I jam drejtuar prokurorisë dhe Ministres së Arsimit. Jam i gatshëm të vihem para drejtësisë për shkeljet e Rektoratit. Pas pezullimit, me mua janë solidarizuar stafi akademik dhe studentët”, tha Hysa në reagimin e datës 12 korrik. Pas pezullimit të Hysës, në krye të dekanatit të fakultetit të Mjekësisë u vendos Pajtim Lutaj.