Gjykata liron Arkimend Lushajn (Stresin)

589
Sigal

Arkimend Lushaj, i njohur si “Stresi”, është liruar nga qelia. Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e tij, pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit. “Stresi” është liruar me kusht nga gjykata.

Arkimend Lushaj ishte në masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi gjatë një operacioni të policisë i është gjetur një pistoletë si dhe kokainë.

Vetëm 8 muaj ka qëndruar në qeli Stresi.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në dhomën e hotelit ku ndodhej Stresi është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Bashkë me reperin, policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin nr.4 edhe një 20-vjeçare nga Tirana me iniciale P. Ç. Vajza do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale të ‘Moskallzimit të krimit’,- tha policia në muajin tetor të 2018-së.