Gjykata lë të lirë Androkli Kokthin

510
Gjykata e Lartë ka lënë të lirë ish drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi, ndërsa akuzohej se në 16 raste u ka kthyer mallrat e sekuestruara bizneseve, në këmbim të parave. Ndaj tij Apeli kishte lënë në fuqi masën “arrest shtëpie”. Hetimi ndaj tij nisi pasi agjentët e antikrimit ekonomiko-financiar në Policinë e Tiranës, morën informacione nga vetë inspektorët se në disa raste drejtori i tyre u kthente mallin e bllokuar bizneseve që ata procedonin, për shkak se fshihnin detyrimet tatimore.
Sigal