Gjykata lë në burg deputetin Armando Prenga

509
Deputeti i përjashtuar nga radhët e Partisë Socialiste, Armando Prenga do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Këtë ka vendosur Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i cili në mesditën e kësaj të enjte rrëzoi kërkesën për zëvendësim mase të paraqitur nga deputeti.
Armando Prenga është burgosur si i dyshuar për kanosje me armë e armëmbajtje pa leje, pas një konflikti që familja e tij pati me familjen Cali në Lezhë mbi shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.
Vetë ai ka mohuar armëmbajtjen apo kanosjen e pjesëtarëve të familjes Cali, por Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar arrest me burg për të deri në përfundim të hetimeve.
Sigal