Gjykata lë në burg anëtarët e bandës së Shullazit

595
Sigal

 “Arrest me burg”, është masa e sigurisë që Gjykata e
Krimeve të Rënda ka dhënë për Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, të akuzuar për
gjobvënie. Zela dhe Qyqja janë arrestuar dy ditë më parë pas vizitës që i
bënë  Emiljano Shullazin në mjediset e burgut 313.  Dy të arrestuarit
lartpërmendur, në bashkëpunim me shtetasit Emiljan Shullazi e Gilmano Dani, si
edhe për llogari të këtyre të fundit, i kanë marrë shuma të konsiderueshme
parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike.

Zela dhe Qyqja, dyshohet se u kanë vendosur gjoba
biznesmenëve të ndryshëm në Durrës dhe Tiranë, deri te kanosja me armë ndaj
personave të ndryshëm, përfshirë dhe kërcënimin për t’u tërhequr nga gara për
dekan të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ky grup kriminal, nëpërmjet
kanosjes e dhunës fizike dhe psikologjike, ka bërë të mundur regjistrimin e
pronës ish-hotel “Vollga”, që ndodhet në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit.

Për hedhjen në dorë të kësaj pasurie, Shullazi dyshohet
se ka ushtruar dhunë ndaj personave që e kanë përfituar këtë pronë në mënyrë të
ligjshme dhe duke qenë se prona kishte probleme me dokumentacionin për
regjistrimin e saj, ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj drejtuesit të ZRRPP
Durrës, duke detyruar punonjës të ZVRPP dhe ZPRPP Tiranë, për regjistrimin e
kësaj prone në kundërshtim me ligjin dhe procedurat e regjistrimit. Episodi
tjetër është për garazhin e automjeteve në Tiranë.Gazeta Telegraf/