Gjykata i lëshon urdhër mbrojtje, 14-vjeçarja Kajtazi nuk pranoi të kthehej në shtëpi

497
Një ditë pasi Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për 18-vjeçaren Orialda Kajtazi, dhe “detyrim paraqitje” për motrën e saj më të vogël, Klevisa Kajtazi, për këtë të fundit sot është lëshuar një urdhër mbrojtje. Ka qenë kërkesa e 14-vjeçares për t’iu dhënë urdhër mbrojtje, pasi sipas saj ka frikë nga dhuna e familjarëve të saj.
Gjykata e la të lirë 14­ vjeçaren Klevisa Kajtazi, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por pavarësisht kësaj, e vogla e motrave Kajtazi ka refuzuar të kthehet në banesë te prindërit dhe motra e madhe.
Pas seancës, 14­ vjeçarja nuk ka pranuar të takohet me prindërit, të cilët e prisnin në korridorin e gjykatës, duke kërkuar nga gjyqtari urdhër mbrojtjeje, me pretendimin se kishte frikë të kthehej në banesë, pasi mund të dhunohej nga prindërit psikologjikisht dhe fizikisht. Ky urdhër mbrojtje ië shtë dhënë sot 14-vjeçares nga Gjykata e Durrësit, në një seancë të zhvilluar pa praninë e kamerave.
Sigal