Gjykata i jep të drejtë Doshit, Rovena Dilo tashmë pa lokalin e saj,

577
Konflikti i njohur mes deputetit shkodran Tom Doshi dhe këngëtares Rovena Dilo, për pronësinë e tokës ku kjo e fundit ka ndërtuar lokalin “Rovena” i ka dhënë të drejtë në mënyrë të pjesshme Doshit.
Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë këngëtarja Rovena Dilo duhet të lirojë dhe të dorëzojë sipërfaqen prej 866.7 m2 që posedon në truallin me Nr.3/534 pasurie ,ZK 8270 Rruga Vaso Pasha, e cila është në pronesi të paditesve përkatësisht deputetit Doshi dhe ish-deputetit të partisë Demokratike Ndriçim Babasit.
Ndërkohë këngëtares i mbetet e paprekur një sipërfaqe prej 20.3 m2. Vendimi i gjykatës së Shkallës së Parë mund të apelohet në gjykatën e Apelit Tiranë.
Konflikti mes Doshit dhe Dilos, i cili është i hershëm ka lindur pasi lokalin e njohur “Rovena”, disa të afërm të saj ia kanë shitur këtë pronë Doshit dhe ish- deputetit demokrat, Ndriçim Babasit.
Ndërkohë Dilo nuk e ka pranuar asnjëherë diçka të tillë. Mbetet për tu parë nëse këngëtarja do të pranojë vendimin e gjykatës apo do ti drejtohet apelit. 
Sigal