Gjykata e Vlorës: Vrasja e Konomit, pa lidhje me dokumentin e 2003

578
Gjykata e rrethit të Vlorës ka reaguar këtë të enjte në lidhje me hetimin e prokurorisë së këtij qarku mbi grabitjen e pronave në bregdet. Përmes një njoftimi për shtyp, gjykata ka deklaruar se inkurajon dhe mbështet hetimet e prokurorisë për këtë dhe raste të tjera, por ka mohuar që dokumenti i lëshuar prej saj në vitin 2003 me firmën e falsifikuar të gjyqtarit Skerdilajd Konomi nuk ka lidhje me vrasjen e tij. 
“Prezenca e një vendimi gjyqësor, i dyshuar se është dhënë nga ana e kolegut të ndjerë Skerdilajd Konomi në vitin 2003, periudhë kohore në të cilën zoti Konomi nuk ka ushtruar funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Vlorës, ka ardhur si rezultat i tërësisë së veprimeve hetimore të kryera nga ana e organit të prokurorisë, në funksion të procedimit penal të nisur si më sipër, për të cilin organi i prokurorisë ka tagrin kushtetues të ushtrimit të ndjekjes penale dhe vënies përpara përgjegjësisë ligjore të autorit apo autorëve të këtyre veprimeve të kundraligjshme dhe nuk ka asnjë lidhje vdekjen tragjike të kolegut Skerdilajd Konomi, për të cilën trupa gjyqësore e Rrethit të Vlorës gjen rastin të inkurajojë sërish organet ligjzbatuese për zbardhjen e plotë të saj”, thuhet në reagimin e gjykatës.
Sigal