Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm Myqerem Tafajn

496
Gjykata e Lartë ka shpallur të pafajshëm ish-ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj. Ai akuzohej për shpërdorim detyre për akreditimin e disa programeve në universitetin “Vitrina”. Prokuroria ka kërkuar një vit burg për ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj pasi akuzohej për “Shpërdorim detyre”. Sipas prokurorisë, Myqerem Tafaj ka akredituar në mënyrë të jashtëligjshme 8 degë të universitetit “Vitrina”. Prokuroria ka vlerësuar se dëmi që i është shkaktuar shtetit është 1 milionë euro.
Sigal