Gjykata e Lartë rrëzon Prokurorinë për serverin dhe dosjet e ILDKPI

Gjykata e Lartë ka rrëzuar në dhomën e këshillimit rekursin e prokurorisë, e cila kërkoi sekuestrimin e disa materialeve nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit. Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për shpërdorim detyre ndaj këtij institucioni pas dyshimeve, se në dy vitet e fundit nuk u verifikua pasuria e asnjë zyrtari të lartë. Gjykata e Lartë konfirmoi vendimet Shkallës së Parë dhe apelit, të cilat urdhëruan prokurorinë të mos sekuestrojë të dhënat e serverit. Prokuroria i konsideronte vendimet e dy shkallëve të para si pengim për hetimin, duke shpresuar se Gjykata e Lartë do t’i rrëzonte. Por vendimi i Kolegjit Penal duket ,se do të lërë në vend hetimet pasi prokurori i çështjes nuk mund të marrë dokumentet që i duhet për të hetuar. Gjykatat, në këtë rast, i dhanë të drejtë Inspektoratit, duke shënuar kështu rastin e pare në historinë e drejtësisë shqiptare, që prokurorisë, i mohohet e drejta kushtetuese për të kryer hetime, edhe pse ka dyshime të forta për shkelje të ligjit nga një institucion, i krijuar për të luftuar korrupsionin tek zyrtarët e lartë.