Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Mark Frrokut për ndryshimin e masës së sigurisë

134
Gjykata e Lartë ka rrëzuar paraditen e së enjtes kërkesën e avokatëve të deputetit Mark Frrokut për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Në përfundim të seancës, avokati i Frrokut e ka cilësuar si të papranueshme vendimin e trupit gjykues. 
“Ne do të këmbëngulim që zoti Frroku të lirohet dhe të kthehet në Parlament. Akuza për vrasje në Belgjikë është e padrejtë pasi autoritetet belge nuk po kërkojnë ndjekjen penale të Frrokut”, ka deklaruar avokati.