Gjykata e Lartë rikthen për shqyrtim dosjen ndaj Alket Hatisë: Vendimi ishte me mangësi të theksuara

122

Gjykata e Lartë ka vendosur që të rikthejë në rishqyrtim dosjen kundër Alket Hatisë, që njihet dhe si “Zoti i drogës”. Me një trupë provizore të caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor është vendosur që të prishë vendimin e Apelit të Gjykatës së Durrësit për Alket Hatinë duke e rikthyer sërish në këtë institucion për ta rishqyrtuar.

Sipas informacioneve mësohet se Gjykata e Lartë ka vendosur rigjykimin pasi shprehet se kjo dosje ka mangësi dhe “Gjykimi dhe vendimi ishte me mangësi të theksuara”.

Edhe pse kjo gjykatë kërkon rigjykimin për Alket Hatinë, ai është i lirë prej korrikut të vitit 2017 pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë