Gjykata e Lartë jep masën e sigurisë arrest me burg për deputetin Armando Prenga

475
Gjykata e Lartë ka dhënë të martën masën e sigurisë arrest me burg për deputetin Armando Prenga, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje, plagosje të rëndë me dashje dhe kanosje, pas përleshjes së armatosur në Laç, të premten e kaluar. Ndërkohë, Gjykata e Laçit dha sot edhe masën e sigurisë për shtetasin Gjergj Cali, i përfshirë në konfliktin e armatosur me ish-deputetin e PS-së. Nga informacionet e fundit mësohet se, gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Calin, nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe “plagosjes”.
Sigal