Gjykata e lartë dhe ligjet e pazbatuara për ushtarakët

634
Kadri Muka
Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi jepet në konsideratë të natyrës së punës të ushtarakëve
(vazhdon nga numri i kaluar)
E teta: Interpretimet e Kolegjeve të Bashkuara cënojnë parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit duke përligjur pabarazinë dhe diskriminimin, në kundërshtim me vendimin nr.7, datë 26.02.2007 të Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit, barazia në ligj dhe para ligjit parakupton kryesisht barazinë e individëve që ndodhen në kushte të njëllojta, dhe se respektimi i parimit të barazisë kërkon ndërmjet të tjerave mosdiskriminimin e grupeve në kushte të njëjta të shtetasve pa arsye të përligjura. Me vendimet e tyre Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë nga 2005-sa deri në mars 2013 me praktikë të konsoliduar gjyqësore kufizimin e nenit 11 të ligjit nr.8087/1996 i ndryshuar e kanë njohur vetëm për shtesën e germës “b” dhe jo për gjithë masën e pensionit të parakohshëm. Nga data 14.05.2004 e në vazhdim ligj të zbatueshëm ka njohur ligjin nr.9210/2004 dhe trajtimin sipas nenit 35 pika 1 e tij deri në pension pleqërie. Nga data 01.01.2006 pjesërisht ligj i zbatueshëm është quajtur dhe trajtimi është bërë me nenin 13 e 14 të ligjit nr.9418/2005 i ndryshuar nga kjo datë e në vazhdim. Efektet e ri llogaritjes sipas pikës 2 të nenit 29 i kanë njohur nga data e hyrjes në fuqi e ligjit nr.10142/2009 i ndryshuar dhe jo nga data 01.01.1999. Të drejtën e fituar me ligjin në fuqi të çastit të lindjes të së drejtës e kanë njohur deri në pension pleqërie. Deri në mars 2013. Të gjitha këto i kanë rrëzuar dhe kanë njësuar praktike gjyqësore të kundërt me to me të tre interpretimet njësuese në vendimin nr.3, datë 24.11.2016. Për shkak të këtyre qëndrimeve për të gjitha çështjet e gjykuara në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë deri në mars 2013 kanë gëzuar dhe gëzojnë të drejtën e përfitimit të pensionit të parakohshëm sipas ligjit të çastit të lindjes të së drejtës deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie. Po këtë të drejtë kanë fituar edhe ata çështjet e të cilëve janë gjykuar në Kolegjin Administrativ deri në shpalljen e vendimit njësues nr.3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të bashkuara për përfitimet deri në datën 01.07.2009. Për të gjitha çështjet e gjykuara pas datës së shpalljes së këtij vendimi njësues e drejta e përfitimit edhe pse me vendim përfundimtar të formës së prerë edhe pse kanë fituar të drejtën me ligjin e çastit të lindjes të së drejtës humbasin të drejtën e fituar dhe detyrohen të kthejnë shumat e fituara me vendim përfundimtar të formës së prerë. Kësaj pabarazie para ligjit dhe me ligj dhe këtij diskriminimi i nënshtrohen edhe të gjitha ata që që janë në proces gjykimi në Kolegjin Administrativ, Gjykatën Administrative të Apelit dhe në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë. 

E nënta: Nuk zbatuan neni 145 të Kushtetutës,sipas të cilit, Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat, për të cilën kjo Gjykatë në vendimin nr.5, datë 02.02.2001 ka thënë: “Ndikimi i padiskutueshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i tillë që ju imponon të gjithë organeve shtetërore, duke mos përjashtuar as gjykatat, fuqinë detyruese të arsyetimit të vendimit të saj. Arsyetimi që përdor Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj ka forcën e ligjit…”. 

Vendimi nr.33, datë 24.06.2010 ka sanksionuar se: “Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi jepet në konsideratë të natyrës së punës të ushtarakëve ose punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët, pas ndërprerjes së karrierës, me ose pa dëshirën e tyre, e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune të një niveli të krahasueshëm me funksionet që ushtronin”. Kolegji Administrativ e trajton atë jo si sigurim shoqëror bazë (të detyruar), por si sigurim shoqëror suplementar. “Nisur nga funksioni dhe rëndësia e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, zvogëlimi i masës së tij ose kufizimi nga neni 14/ 2 e ligjit objekt gjykimi të shumës maksimale që mund të përfitohet nuk janë veprime që mund të përligjen me interesin e rëndësishëm publik”. Kolegjet e bashkuara në vendimin e tyre njësues përligjin kufizimin e pensionit të parakohshëm “sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi” “Gjykata vlerëson se qëllimi i dispozitave të nenit 29 të ligjit objekt gjykimi, duke u nisur nga konteksti i saj, si dhe konteksti i përgjithshëm i këtij ligji, është që kjo rillogaritje e këtyre të drejtave të fituara në zbatim të ligjeve të mëparshme ose dhe të vendimeve të gjykatave, do të bëhet vetëm në rast se ndryshon pozitivisht, pra përmirëson situatën e përfituesve. Në asnjë rast nuk lejohet që të kryhet një rillogaritje që do të çonte në përkeqësimin e situatës pozitive ose në cenimin e të drejtave të fituara. Në rast të kundërt, pra nëse do të bëhej një interpretim dhe zbatim ndryshe i kësaj dispozite, atëherë do të ishim përpara cenimit të parimit të sigurisë juridike”. Kolegjet e Bashkuara në vendimin e tyre përligjin se: kjo rillogaritje ul masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të njohur dhe caktuar më parë. “Gjykata, bazuar në këtë interpretim pajtues, arrin në përfundimin se neni 29 i ligjit 10142, date 15.05.2009 është i pajtueshëm me Kushtetutën, me kusht që dispozitat e tij të interpretohen si më sipër. Asnjë interpretim tjetër i këtyre dispozitave nuk është i lejueshëm nga pikëpamja kushtetuese dhe se mbrojtja e të drejtave të fituara nuk mund të arrihet në rast se dispozitave të kundërshtuara u jepet një kuptim tjetër. “ Kolegjet e Bashkuara thonë se: “do të bëhet sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj, edhe në situatën kur kjo rillogaritje ul masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të njohur dhe caktuar më parë. 

Vendimi nr.2, datë 18.02.203 pika 26 bënë të qartë se: “sigurimi shoqëror bazë është një e drejtë kushtetuese ekonomiko-sociale dhe si e tillë lidhet me detyrimin e shtetit për të qenë aktiv e për t’u garantuar shtetasve sigurimin e mjeteve të përshtatshme për nevoja jetësore në rastet e fatkeqësive, sëmundjeve, invaliditetit, pleqërisë dhe papunësisë së padëshiruar (shih vendimet nr. 33/2010 dhe 9/2007 të Gjykatës Kushtetuese). Kolegjet e Bashkuara edhe pse pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi përligjin zvogëlimin dhe kufizimin e masës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ushtarakut i jepet pas nxjerrjes në rezervë a lirim, pas mohimit të ushtrimit të mëtejshëm të profesionit, përfundimit në papunësi të padëshiruar (detyruar) dhe pa mjete të tjera jetese e trajton si sigurim shoqëror suplementar dhe jot ë detyruar. Në këtë këndvështrim e njësim që ka bërë sanksionin kufizimin dhe zvogëlimin e masës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. “ndryshimi i skemës së përfitimeve suplementare mbetet në diskrecion të politikave dhe mundësive të ekzekutivit, kurse prekja e skemës së sigurimeve shoqërore bazë nuk duhet kurrsesi të pësojë ndryshime të tilla që të përkeqësojë ndjeshëm jetën e shtetasve që përfitojnë këtë sigurim.”.Kolegjet e Bashkuara me unifikim e bërë detyrojnë përkeqësimin e përfitimit të përfituesve nga 50% deri në 300% të masës së përfituar me ligjin e çastit të lindjes të së drejtës (ligjit nr.7496/1991; nr.8087/1996 i ndryshuar; nr.9210/2004; nr.9418/2005 i ndryshuar) “Gjykata vlerëson se gjendet para interesit publik që e justifikon ndërhyrjen e ligjvënësit në skemën e sigurimeve suplementare”. Kolegjet e Bashkuara nga ndërhyrja e ligjvënësit në sigurimet suplementare (pensionet e përfitimet suplementare), e shtrijnë atë edhe në sigurimet shoqërore bazë (të detyruar) pra në pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi i cili i jepet ushtarakut për shkak të papunësisë së detyruar dhe mbetjes pa mjete të tjera jetese. Ky qëndrim katërçipërisht në kundërshtim të hapur me vendimin nr.33/2010 dhe nr.2/2013 të Gjykatës Kushtetuese përbënë jo vetëm një shkelje të Kushtetutës, por edhe një precedent të pa pranueshëm e të pa justifikueshëm. Këtë e shpreh Gjykata Kushtetuese në vendimin nr.5, datë 07.02.2001 në të cilin shprehet: “Qëndrimi i mbajtur nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që nuk kanë pranuar të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përbën shkelje të Kushtetutës dhe krijon një precedent të rrezikshëm në marrëdhëniet institucionale “. Si përfundim të 13 gjyqtarët e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe vetë këto Kolegje me interpretimet e tyre aspak në pajtueshmëri me parimet kushtetuese, në kundërshtim të plotë me nenin 42 të Kushtetutës dhe nenin 6, 13 dhe 14 të Konventës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut, me proces të parregullt ligjor dhe gjykim jo të drejtë, të pavarur e të paanshëm, u pa sesi drejtësia nuk u bë por edhe sesi nuk duhet të bëhet. Si përfundim, vendimi njësues i tyre nr.3, datë 24.11.2016 minojë përfundimisht besimin dhe vulosi pasigurinë absolute të ushtarakëve te shteti i së drejtës dhe sistemi ligjor i tij. Tashmë është në përgjegjësinë e Gjykatës Kushtetuese që, në seancën plenare të datës 06.09.2007 sesi bëhet e duhet të bëhet drejtësia dhe sesi nuk minohet besimi dhe siguria e ushtarakëve te shteti i së drejtës dhe sistemi ligjor i këtij shteti.
Sigal