Gjykata e Lartë bllokon 50 mijë euro pasuri të bashkëshortit të gjyqtares Andrea

507
Me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë ka vendosur bllokimin e pasurive të Odise Andreas, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea. Të dy bashkëshortët akuzohen për “korrupsion pasiv”. Mësohet se Gjykata e Lartë ka vendosur sekuestro të më shumë se 50 mijë eurove në emër të bashkëshortit të gjyqtares.
Dy bashkëshortët dyshohen se kanë kryer veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve”. Nga hetimi i Prokurorisë janë krijuar dyshime të arsyeshme se, gjyqtarja Andrea ka marrë nëpërmjet bashkëshortit të saj, shumën prej 50 mijë eurosh nga disa persona, të cilët ishin palë në një proces gjyqësor civil në Gjykatën e Lartë. Prokuroria dyshon se Majlinda Andrea ka marrë 50 mijë euro ryshfet nga disa persona në këmbim të një favori në dhënien e një vendimi gjyqësor.
Sigal