Gjykata e Kavajës shpall fajtorë për tjetërsimin e pronave 9 ish- zyrtarë lokalë

160

Gjykata e Kavajës ka shpallur fajtorë për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë 9 ish- zyrtarë lokalë. Këta të fundit kanë përfituar uljen e dënimit me 1/3-ën pasi kanë pranuar gjykim të shkurtuar.

5 parcelat e tokës që kanë qenë objekt i shqyrtimit kanë kaluar në pronësi të shtetit. Sipas prokurorisë, ish-zyrtarët janë përgjegjës për falsifikimin e dokumenteve që mundësuan tjetërsimin e pronave publike në bregdet, fillimisht në emër të banorëve të zonës dhe më pas tek të afërmit e drejtuesve të pushtetit lokal, përfshirë ish-kryetarin e Bashkisë, Elvis Roshi.

Gjatë hetimit janë ndaluar 11 persona në nëntor të vitit 2017 ndërsa u zbulua skema e tjetërsimit të pronave, e cila kishte transferuar 36 hektarë prona publike në bregdet përmes shitblerjeve të dyshimta.

Dënimet

Seid Cikalleshi, ish-kreu i ZVRPP Kavajë dënohet me 2.8 vjet burg

Andi Gjeçi, jurist në  ZVRPP Kavajë dënohet me 2.4 vite burgim

Asim Arkaxhiu dënohet me 2 vjet burgim

Aldo Kila dënohet me 1.8 vite burgim

Ilir Kaja i njësisë administrative Kryevidh dënohet me 3 vjet burgim

Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave dënohet me 2 vjet burgim

Dritan Kazazi, ish-hartograf në ZVRPP dënohet me 2 vjet burgim

Nezir Leçini, ish-shef i Kadastrës dënohet me 2 vjet burgim

Aida Gjoci, 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar.