Gjykata e Apelit rrëzon prokurorinë Shpëtim Gjika del sërish i pafajshëm

503
TIRANE – Gjykata e Apelit në Tirane ka rrezuar kërkesën e Prokurorisë për të shpallur fajtor kryetarin e Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”, për dy lejet e dhëna për dy pallate në Vlorë. I njëjti vendim është marrë dhe për Eleni Dardhaj­ e Gentian Sherifaj­. 
Seanca e sotme vjen pas ankimimit të bërë nga organi i akuzës, që kerkon rrezimin e vendimit të Gjykatës se Shkalles se Parë që e shpalli Gjiken të pafajshem nga akuzat e ngritura ne adrese te tij.
Sipas Prokurorisë së Vlorës, vendimi i dhënë është i pabazuar në ligj dhe i kërkon Apelit të Tiranës shqyrtimin e provave që sipas saj bëjnë fajtor Gjikën dhe dënimin e tij me 4 vjet burg. 
Pas vendimit të Apelit , kryebashkiaku Gjika tha se “sot foli drejtësia, e prisja vendimin. Do të jem në bashki deri në ditën e fundit por tani nuk është momenti i duhet për të folur për rikandidimin”. 

Prokuroria e Vlorës kishte paraqitur pranë Gjykatës së Apelit kërkesën për shpalljen fajtor dhe dënimin, si më poshtë: ­
Shpëtim Gjika­ 4 vjet burg dhe 3 vjet burg heqje e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike
Eleni Dardhaj­ 3 vjet burg dhe 3 vjet burg heqje e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike ­
Gentian Sherifaj­ 2 vjet burg ­ Blerdi Liçaj – 2 vjet e 6 muaj burgim 
Sigal