Gjykata e Apelit lë në “shtëpi” gjykatësin e Sarandës

503
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ndryshon masën e sigurisë për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Vetëm dy javë më parë, gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda, kishte dhënë vendimin e qëndrimit në burg për 30 ditë të gjyqtarit Doda, kohë e nevojshme që organi i Prokurorisë të provojë akuzën e ngritur ndaj tij, si ajo e “korrupsionit pasiv”.
Rasim Doda akuzohet nga prokuroria se i ka kërkuar 80 mijë euro një qytetari në këmbim të një vendimi në favor të tij, ku pasi nuk mori pagesën e kërkuar, ndryshoi vendimin gjyqësor në favor të palës tjetër.
Sigal