Gjykata austriake – KLSH-së: Auditim financave të partive

57

Gjykata Austriake e Llogarive i sugjeroi
Kontrollit të Lartë të Shtetit të auditojë financat e partive politike, si një
nga shkaqet kryesore që nxit korrupsionin.
Ky ishte një nga
rekomandimet më të rëndësishme që kjo gjykatë ka nxjerrë nga vlerësimi i punës
së KLSH-së për një periudhë 2-vjeçare. Rezultatet e vlerësimit u prezantuan në
Tiranë nga drejtori i përgjithshëm i gjykatës austriake, Robert Sattrer.
 Ai vlerësoi pavarësinë e KLSH-së dhe progresin, sipas tij, të
madh, që ky institucion ka bërë vitet e fundit në luftën ndaj korrupsion.
 Nga ana e tij, kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj theksoi se
rekomandimet e Gjykatës së Auditimit të Austrisë do të jenë një plan konkret
pune për institucionin e tij.
/TCH/