Gjykata Administrative: Do të ribëhet tenderi për Lagunën e Patokut, fiton familja Cali

565
Gjykata Administrative pranon kërkesën e familjes Cali dhe vendos ribërjen e tenderit për Lagunën e Patokut.
Në mars të vitit 2015 Ministria e Bujqësisë me një tender të hapur i hoqi të drejtën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut familjes Cali dhe ia kaloi vëllait të deputetit Prenga.
Vendim ky që u ankimua nga familja Cali në Gjykatën Administrative, me arsyetimin se kompania e tyre nuk ka eksperiencën e duhur, pasi kishte vetëm dy muaj që ishte krijuar.
Me vendimin e sotëm gjykata shfuqizon vendimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe urdhëron ribërjen e tenderit
“Ishte një vendim që e prisnim” kanë thënë të afërmit e familjes Cali pas vendimit.
Konflikti për Lagunën e Patokut shkaktoi dhe një përplasje me armë ku u përfshi dhe deputeti socialist, Armando Prenga.
Prenga ndodhet i arrestuar ndërsa nga përplasja u plagën disa persona.
Ankesat per tenderin– Familja Cali kishte një lum ankesash për procedurat e tenderit.
Referuar dokumenteve të QKR-së, kompania “TENKI 01” e vëllait të deputetit u krijua dy muaj para tenderit.
Ministria e Bujqësisë në tre raste dështoi në organizimin e procedurave për të shpallur fituesin. Kompania fituese u shpall në konkurimin e katërt.
Ajo ishte kompania “TENKI 01”, e cila siguroi vetëm pesë pikë më shumë se kompania e familjes Cali. Ata akuzuan zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë për favorizimin e vëllait të deputetit dhe për falsifikim të dokumenteve.
Propozimi surprizë 500 mije euro- Pavarësisht kundërshtimeve të shumta të familjes Cali, Ministria e Bujqësisë shpalli fitues kompaninë “TENKI 01” të vëllait të deputetit. Çuditërisht, kur pritej të fillonte investimi i deklaruar në planin e biznesit, kompania “TENKI 01” u ofron një propozim suprizë peshkatarëve të Lagunës.
Gjon Cali: “Një ditë që ka ardhur aty na ka thënë se nëse doni tjua shes unë jua shes. Por ai këkon 500 mijë euro për licencë. Sa të jetë gjallë ta mbajë këtë lagunë jo dhjetë vjetë por gjithë jetën me këto kushte që ka nuk i merr 500 mijë euro.”
Sigal