Gjykata: 50 orë punë publike arkëtares së Bankës, vidhte klientët

444
Sigal

TIRANE – Gjykata e Tiranës ka dënuar me 50 orë punë publike një nga arkëtaret e Bankës së Kursimeve, e akuzuar për vjedhjen në bashkëpunim të 2.4 milionë USD nga numrat e llogarive të klientëve gjatë viteve 2001-2004. Vendimi është marrë nga treshja e gjyqtarëve Kreshnik Osmani, Bujar Krasniqi dhe Lazër Sallaku më 1 korrik.  Arkëtarja Alketa Palushi, sëbashku me 5 punonjëse të tjera të bankës u akuzuan se kishin falsifikuar firmat e mandate pagesave duke tërhequr shuma të ndryshme nga llogaritë e klientëve si edhe skema të tjera të shtimit fiktiv të gjëndjes së llogarive bankare për disa klientë.