Gjyk.e Lartë: 25 vite burg Lulzim Berishës, rrëzohet dënimi ‘përjetë’

540
Sigal

TIRANE – Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për burgim të përjetshëm ndaj Lulzim Berishës, të konsideruar si kapobanda i Durrësit, duke ulur dënimin në 25 vjet heqje lirie. Vendimi eshte argumentuar me faktin se, aktiviteti kriminal është kryer në vitet 1998-2000 dhe duhet dënuar me ligjin e kohës kur janë bërë krimet. Në ato vite, vrasja me paramendim dënohej me maksimumi 25 vjet. Po ashtu, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë me relator gjyqtarin Shkëlzen Selimi, në kohën kur Lulzim Berisha ka kryer krimet nuk ekzistonte në ligj koncepti “organizatë kriminale”.
Gjykata e Lartë vendosi gjithashtu rigjykimin e Plarent Dervishit, një tjetër të pandehuri të bandës së Durrësit. I cili është dënuar në mungesë me burgim të përjtshëm. Vendimi për rigjykim, sipas Gjykatës së Lartë bëhet për shkaqe procedurale dhe do të rigjykohet në gjykatën e Durrësit dhe jo te Krimet e Rënda
Edhe Indrit Taulla, i klanit të Lulzim Berishës një tjetër i pandehur i dënuar me burgim të përjtshëm, sipas Gjykatës së Lartë dënohet me 25 vjet burg. Vetëm Indrit Dokle, i grupit rival mbetet burg përjetë. Ndërkaq, për  të pandehurit e tjerë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë nuk ndryshon.
Edhe i penduari Adriatik Coli është dënuar me burgim të përjetshëm, por për faktin se ka bashkëpunuar me drejtësinë, gjykata vendosi ta dënojë përfundimisht me 10 vite burg.  Të pandehurit e tjerë të bandës janë dënuar me masa që variojne nga 10 deri në 25 vite burg.
Të pandehurit e “Bandës së Durrësit” akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vrasje dhe trafiqe ilegale. Banda e Durrësit e nisi aktivitetin e saj kriminal në vitin 1998 dhe vepronte kryesisht në Durrës. Goditjen ajo e mori në vitin 2005, kur autoritet e rendit arrestuan anëtaret e dyshuar të saj.