Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Turqi

94

Gjuha shqipe dhe ajo boshnjake do të vendosen vitin e ardhshëm nëpër shkollat turke si lëndë me zgjedhje. Programi dhe materialet e lëndës të gjuhës shqipe dhe boshnjake që do të vendosen në programin mësimor do të përgatiten nga universiteti Trakya, raporton Anadolu Agency (AA). Drejtori i përgjithshëm i Arsimit Bazë në Ministrinë e Arsimit të Turqisë, Dr. Cem Gençoğlu, në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit në sallën e mbledhjeve të rektoratit të Universitetit Trakya, ka njoftuar se vitin e ardhshëm që nga klasa e 5-të gjuha shqipja dhe boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore.