Gjosha në shtëpinë e fëmijës në Vlorë: T’i sigurojmë të ardhme dhe kushte më të mira

96
Teksa vizitoi Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha apeloi për përkujdesje dhe kushte më të mira për fëmijët. Në Vlorë ishin edhe përfaqësues të BE për te garantuar mbështetje për më shumë barazi sociale. Ministrja e Integrimit Europian,znj. Klajda Gjosha përfaqësues të Delegacionit Europian dhe të palës greke, zgjodhën te ishin në Shtëpine e Fëmijës në Vlorë, për të lëshuar apelin e përkujdesjes për këta të vegjëlit.

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha kerkoi më shumë vëmendjen dhe kushte më të mira për fëmijet.
Gjosha: Unë realisht mendoj se të gjitha institucionet duhet të kthejnë vëmendjen e tyre pranë këtyre fëmijëve. Pavarësisht punës tonë është e rëndësishme që në disa momente ti kthejmë sytë nga këta fëmijë. Aktiviteti u realizua në kuadër të ‘Ditës së Bashkëpunimit Europian’ dhe projektit Ndërkufitar Greqi- Shqipëri, ku u përçuan mesazhet për përfshirja dhe barazia sociale në të gjitha qytet e vendit.