Sigal

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pranon se gjykatat nuk japin dënim për një pjesë të mirë të rasteve të korrupsionit të referuara nga task forca antikorrupsion. Në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, Gjonaj tha se kjo është një nga situatat që do të ndryshojë me reformën në drejtësi.

“Gjykatat mund të kenë një numër më të vogël personash të dënuar për çështje korrupsioni. Por kjo është një çështje që I përket sistemit të drejtësisë. Vendimet e gjyqësorit pranohen dhe respektohen në një vend demokratik. Por duke refermuar sistemin e drejtësië, edhe hendeku mes rasteve të referuara dhe atyre të dënuara tnuk do të jetë aq I lartë”, – tha ministrja Gjonaj në RTSH.