Gjok Cali i mëshon akuzës ndaj Prengës: Më qëlloi me qytën e pistoletës në kokë!

569
Fisi Cali jo vetëm që nuk e ka tërhequr akuzën ndaj deputetit socialist Armando Prenga, por e ka përforcuar edhe më atë. Anëtarët e këtij fisi kanë përfunduar dëshminë sot në Gjykatën e Lartë dhe Gjok Cali ndër të tjerë ka deklaruar se i qëndron akuzës ndaj deputetit Armando Prenga: “Ai na kërcënoi me armë dhe më qëlloi me qytën e pistoletës në kokë.”

Deputeti nuk ishte i pranishëm në séance, por avokati i tij Baftjar Rusi, tha se “Prenga është i pafajshëm. Ai qëlloi në ajër për t’u vetëmbrojtur, pasi Çalët e kërcënuan me thikë. Prenga nuk ka plagosur askënd. Përsa i përket dekriminalizimi, ende nuk jemi njohur zyrtarisht me kerkesën e Prokurorisë, por Prenga nuk preket nga ky ligj.”
Sigal